Dalin pamjet e ministrit duke kërcyer në dasmë/ Reagon ashpër deputeti shqiptar: Lëri pushimet dhe…

301
0

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas pamjeve që janë publikuar ne media ku shihet ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duke kërcyer në një dasmë.

Haxhiu ka thënë se festa e Arben Vitisë ka ndodhur pikërisht në ditën kur qytetarët nuk janë duke u vak sinuar, pra gjatë fundjavës.

“Sot asnjë̈ vak sinim. Pse? Ministër a ke përgjigje, pse gjatë vikendeve nuk po vaksinohen qytetarët, a ndoshta virusi e ka pushim edhe ai”, ka shkruar Haxhiu.

“Edhe pse numri i të infektuarve ka filluar të rritet Qeverisë nuk po i ngutet m’i vaksinu popullatën e në anën tjetër apelojnë̈ që të bëhet vaksinimi.

Qeveria është përgjegjëse për këtë neglizhencë që po ndodhë sa i përketë vaksinimit, për dështim të  programit të vaksinimit. Ministër lëri pushimet, lëri dasmat e përvishju punës, keni marrë përgjegjësi, pandemia nuk luftohet me mashtrime, manipulime e populizëm”, thotë ai.

Vetë Arben Vitia, ministri i Shëndetësisë, e ka pranuar se ishte në një dasmë, duke thënë se aty janë respektuar të gjitha rregullat Anti Covid.