Dalin informacionet “Top Secret”, ja kur Meta do të shpërndajë parlamentin

2175
0

Ilir Meta mund të shpërndajë parlamentin para 30 qershorit.

Sipas Fatkor.al Presidentit Meta i është sugjeruar nga dy konstucionalist të njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të shpërndajë parlamentin pasi nuk përfaqëson më vullnetin e popullit. Nuk bëhet fjalë për përgjimet apo situatën politike, por thjeshtë për procedurën juridike që populli shqiptarë përfaqësohet në parlament.

Sipas ekspertëve të USA, qytetarët e qarkut të Kukësit aktualisht nuk përfaqësohen të gjithë në parlament. Kjo nuk mund të formësohet me zgjedhje të pjesshme, pasi kjo do humbte baraspeshën e votës, edhe për rrjedhojë votuesit e majtë do votonin dy herë.

Të flasim më specifikisht, ligji e ndalon votimin më shumë se një herë, tamam kështu i është edhe në frymën e Kushtetutës. Mandati i djegur edhe i pa zëvendësuar i takon mbështetësve të opozitës dhe vullnetit të tyre, ndërsa me zgjedhje të pjesshme do i jepej mundësia që këtë vullnet të zgjedhësve të opozitës, ta ndikonin edhe zgjedhësit që votojnë PS. Pra e gjithë zona zgjedhore e qarkut Kukës, do zgjedhë një përfaqësues që më parë ishte i opozitës. Pra shkoqur gjithë qarku do zgjedhë përfaqësuesit e opozitës në parlament, mos harrojmë gjithë qarku, ku bën pjesë edhe elektorati i PS që ka 30% të votave edhe është tashmë i përfaqësuar. Pra për të përfaqësuar vullnetin e popullit opozitar, do votojnë edhe 30% e votuesve të PS.

Kujtojmë që në sistemin tonë zgjedhor, nuk ka një zonë specifike, pasi një deputet i qarkut Kukës, përfaqëson edhe Tropojën, Hasin etj., edhe për qarkun e Lezhën vlen e njëjta logjikë.

Në këtë situatë, konstuticionalistët amerikanë shprehin bindjen se vullneti i popullit opozitar i përkthyer në 18 mandate nuk është i përfaqësuar apo nuk ka mundësi të përfaqësohet, për shkak të një vakumi ligjor. Nisur nga ky fakt, edhe në të drejtën ndërkombëtare, përfaqësimi i popullit në demokraci prevalon mbi procedurat parlamentare, edhe kësisoj, Presidenti e ka detyrim Kushtetues shpërndarjen e parlamentit. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Presidenti nuk është garant i Unitetit kombëtar, pasi ka lënë pa përfaqësuar një pjesë të popullit.