Daily Mail për shqiptarët: Qyteti shqiptar, ku çdo familje ka një femije në Britani

1536
0

Emigrantët shqiptarë janë kthyer sërish në vëmendjen e mediave britanike. Këtë herë fokusi është përqëndruar te fotot e postuara në rrjetet sociale nga emigrantët shqiptarë. Lidhur me këtë fenomen tabloidi britanik Daily Mail ka realizuar një reportazh për “qytetin shqiptar, ku çdo familje ka të paktën një person në Angli”, siç citohet në gazetë.

Bëhet fjalë për qytetin verior të Krumës, të cilin Daily Mail e ka vizituar.

“Rrethuar nga malet me borë, Kruma është periferia më e vështirë e Londrës. Por pavarësisht se janë 1 600 milje larg kryeqytetit britanik, vendasit në qytetin shqiptar duan të jetojnë në një nga lagjet e Londrës. Zyrtarët thonë se pothuajse çdo familje ka të paktën një anëtar në Britani dhe zakonisht së paku një tjetër shpreson të vijë, “, shkruan gazeta.

[spu popup=”3525″]Shqiptaret ne Angli[/spu]

Ndërsa më tej në artikull përmenden problemet që hasin emigrantët kur vijnë në Britani, të cilët janë në moshë fare të vogël dhe me ndihmën e prindërve të tyre bien pre e trafiqeve të  drogës.

Me pak punë në qytetin verior të Shqipërisë të rinjtë e kalojnë ditë në Bar Kafe London duke diskutuar se si do të mund të shkojnë në Britani.

Për të mbërritur në Angli këta fëmijë paguajnë 12 000 paundë personave që merren me transportin ilegal. Ndërsa prindërit thonë se dërgimi i fëmijëve të tyre është shpresa e vetme për një të ardhme të sigurt.

Ish-polici Isa Rexha nuk e ka parë djalin e tij prej dy vjetësh, kur ishte 15 vjeç, ai u largua me një kamion pasi udhëtoi në Francë me xhaxhain e tij dhe më pas mbërriti në Britaninë e Madhe.

Z. Rexha tha: Ne e na mungon, por ne nuk duam në shtëpi.

Zyrtarët e arsimit në qarkun e Kukësit pretendojnë se 834 adoleshentë braktisën shkollën ndërmjet viteve 2013 dhe 2016. Me shumë mundime u përpoqën të shkonin në Mbretërinë e Bashkuar.

Sabah Lleshi, 16 vjeç, tha se 15 nga miqtë e tij janë në Britani, ndërsa edhe ai ka në plan të provojë muajin e ardhshëm. Sabah shtoi: “Ka më shumë shpresë në Angli. Prindërit e mi nuk duan që unë të shkoj, por unë jam i vendosur.

Punonjësi i tregut, Sahit Cahani, 46 vjeç, pagoi trafikantët  12 000 £ për të marrë djalin e tij në Mançester, ku ai fiton 30 dollarë në ditë duke larë makina.

46AB05A300000578-5115441-image-m-24_1511563994205.jpgNdërsa, Flamur Dauti, drejtor i shkollës së mesme “Skënderbeu” në Krumë, tha se shumica joshen për tu larguar në Britani kur shohin që kthehen të afërmit e tyre, duke shtuar: ‘Njerëzit kthehen për pushime nga Anglia këtu dhe kanë makina të bukura. Por zakonisht kjo është një makinë që ata kanë punuar për një javë. Këta këtu nuk e kuptojnë këtë. Gjithkush mburret, por realiteti është i vështirë për shumicën e atyre që shkojnë dhe mbart shumë rreziqe”.

 

 

kruma.PNG