Çun për shtëpi! Pas ndarjes, Stresi i tregon Keisit çfarë ka humbur

1426
0

Tre ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se vetëm një muaj pas daljes nga burgu, martesa e Stresit dhe Keisit ishte në krizë. Ata i hoqën të gjitha fotot me njëri-tjetrin në Instagram dhe nuk ndiqeshin më bashkë. Keisi e fshiu nga bio e saj mbiemrin Lushaj dhe hoqi të gjitha dedikimet për bashkëshortin.

Teksa Stresi pozonte në Instagram me miqtë e tij, Keisi argëtohej në shoqërinë e mikeshave dhe askush prej të dyve nuk foli për ndarjen.

Megjithatë, Stresi ka vendosur t’i tregojë publikisht Keisit se ç’djalë ka humbur.

Në një video të publikuar në profilin e tij në Instagram, Stresi shfaqet duke pastruar shtëpinë, teksa duket tepër i përkushtuar në pastrim dhe duket qartë se rezultati është shtëpia xixë.

“Mirmengjesi! Kur dita nis perfekt .. S’ju kushton gjë ne shpin tuaj apo ambjentin ku rrini, ta mbani pastër.”- janë fjalët e tij në videon e cila me siguri është një thumbim për Keisin.

Per mesa duket Stresi eshte penduar pasi e ka fshire videon