Skip to content

Çudira shqiptare, në Urën Vajgurore më shumë vota sesa votues

    Nuk paskan fund çudirat dhe mospërputhjet e rezultateve të votimeve të djeshme.

    Pas Divjakës dhe Malësisë së Madhe, edhe kandidatja socialiste e Urës Vajgurore, Juliana Memaj, rezulton të jetë shpallur fituese me shumë më shumë vota nga sa kanë votuar.

    Kjo pasi sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Memaj është shpallur fituese me 7666 vota.

    Mirëpo nga ana tjetër hendeku është i madh, pasi pjesëmarrësit në votim janë 5900.

    Kësisoj, kandidatja socialiste rezulton fituese me 1766 vota më shumë.

    Të dhënat konfirmohen edhe në faqen zyrtare të KQZ.