Shpërthen Covid në Korenë e Veriut, ndodh e papritura, njerezit detyrohen te..

204
0

Koreja e Veriut ka njoftuar humbjen e parë të Covid-19. Sipas njoftimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA, një nga gjashtë humbjet e jeteve te regjistruara ditët e fundit nga “ethet” ishte infektuar me variantin Omicron.

Edhe mediat shtetërore flasin për 350 mijë të infektuar, por Pheniani konfirmoi praninë në territor të vetëm 18 mijë rasteve me “ethet”. Të mërkurën, vendi zbuloi infeksionin e tij të parë me variantin Omicron: për këtë arsye, Presidenti Kim Jong-un urdhëroi një bllokim mbarëkombëtar.

Autoritetet e Koresë së Veriut shpallën të enjten një “emergjencë serioze kombëtare” dhe njoftuan nisjen e një “sistemi të jashtëzakonshëm kontrolli” për pandeminë që synon “eliminimin” e virusit. Sipas portalit informativ “NK News”, transmeton shqiptari.ner, disa zona të kryeqytetit të Koresë së Veriut, Phenian, janë bllokuar prej të paktën dy ditësh, dhe në qytet kanë ndodhur episode paniku, me blerje masive të ushqimeve dhe nevojave elementare.