Duket se pandemia ka shkaktuar probleme gjithandej, së fundmi është vënë re dhe një krizë në ekonominë e familjeve te cilat presin pikërisht fundvitin për të fituar diçka më shumë. Këtë vit është vënë re një renie e blerjes së gjelit të detit në familjet në Peqin të cilat e mbarshtrojnë.
Jonuzi është një prej fermerëve nga fshati Bishqem i Peqinit, zonë e njohur për rritjen e gjelave të detit, i cili rreth 100 të tillë, por gjatë këtyre ditëve ka shitur jo më shumë se 10 gjela.
Kam shitur pak… dobët fare. Kam 100 kohë kam shit 10. E vështirë është se me këtë çmimin ta shes me 6 unë dal me humbje.
E njëjta situatë paraqitet dhe në Berat, Sivjet është badiava gjeli. 4 mijë lekë e s’po ecën. Vjet ishim shumë të kënaqur dhe shtuam dhe tufën. Arsyet janë pandemia dhe mos kthimi i emigrantëve”, ka thënë ai.