Covid: Cfare po ndodh në Gjermani, jepet alarmi per mungesë stafi spitalor

7
0
epa09578037 Robert Koch Institute President Lothar Wieler shows a map of Germany wich pictures the spread of the coronavirus disease (COVID-19) during a press conference about the current pandemic Covid-19 situation, in Berlin, Germany, 12 November 2021. EPA/FILIP SINGER

Në Gjermani, “kapacitetet e trajtimit po pakësohen” dhe njësitë e kujdesit intensiv po përballen me probleme të rënda të personelit.

Kështu deklaroi presidenti i Rki Lothar Wieler në një konferencë për shtyp në Berlin.

Sipas raportit të fundit ditor të Rki, numri i shtretërve të zënë në terapi intensive është 19.562, ndërsa ato të lira janë vetëm 2.478. Rasti i Bavarisë është veçanërisht serioz: sipas një sondazhi nga Bayerische Rundfunk, 36 nga 66 rrethe shëndetësore bavareze ankohen për më pak staf në dispozicion sesa pranverën e kaluar. Personat që punojnë për gjurmimin e infeksioneve në krahasim me pranverën e kaluar janë një e pesta më pak, ndërkohë që gjendja në vend është shumë më e keqe se gjashtë muaj më parë.

Në Holandë, policia përdori një top uji për të shpërndarë demonstruesit në Hagë, të cilët po hidhnin gurë dhe fishekzjarre për të protestuar kundër një bllokimi të ri të pjesshëm, të shpallur nga qeveria për të penguar rifillimin e përhapjes së Covid, raporton një gazetar nga ‘Afp’.

Rreth 200 protestues u përleshën me policinë dhe oficerët e vendosur jashtë Ministrisë së Drejtësisë, ku Kryeministri Mark Rutte po mbante një konferencë shtypi për të njoftuar kufizimet e reja shëndetësore /shqiptari.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.