Conte: “Masa të tjera kufizuese për Krishtlindje”

819
0

“Ne tashmë kemi përgatitur një plan kushtuar posaçërisht për festat e Krishtlindjeve, gjithashtu në dritën e sugjerimeve të Komitetit Teknik Shkencor. Tani janë të nevojshme disa masa të tjera kufizuese”. Kryeministri Conte e tha këtë në një intervistë me La Stampa. Kryeministri më pas nisi një thirrje për Italianët: “Jini te përgjegjshëm”

Shtrëngimi i masave anti-Covid në funksion të festave duket gjithnjë e më i sigurt dhe vendimi i qeverisë pritet së shpejti. “Situata është delikate – tha Kryeministri Conte -. Por masat tona po funksionojnë, ato po na lejojnë të rimarrim kontrollin e kurbës epidemiologjike”. “Ne duhet – theksoi ai – të shmangim një valë të tretë me çdo kusht, sepse do të ishte shkatërruese”.