‘Çohu ik ose paguaj çadrën’ E rëndë në Sarandë! Turistja e huaj dëbohet nga plazhi prej pronarëve (Video)

624
0

Një episod i rëndë ka ndodhur sot në një nga plazhet e Sarabdës. Dhe gjithçka ka lidhje me zheslonget dhe plazhet. Ndërsa shqiptarët ‘kokëulur’ pranojnë kushtet duke paguar se ‘qimet e kokës’ shezlonget, edhe pse bregdeti është i të gjithëve, të huajt mendojnë si në brigjet e tyre ku janë të lirë të bëjnë plazh ku të duan.

Sot dy turistë nordikë kishin vendosur peshqirët në një nga plazhet e Sarandës, kur pas pak vijnë dy pronarë që u kërkojnë atyre të largohen nga aty, ose të blejnë zhezlongun.

Kjo u është dukur e padrejtë turistëve që fillimisht bënë rezistencë. Por pastaj ikën me vendimin ndoshta për të mos u kthyer kurrë në Shqipëri.