Një bum ekonomik ne 10-vjeçarin e parë/ Ja çfarë përfiton Shqipëria nga negociatat me BE-në…

446
0

Shqipëria kalon tashmë nga statusi i vendit kandidat në vend negociues me Bashkimin Europian. Kjo e sjell Shqipërinë më pranë BE-së në politikat individuale të BE-së, në tregun e përbashkët të BE-së dhe programet e BE-së.

Kjo bëhet kryesisht përmes heqjes së pengesave të tregtisë me fokus te fushat ku Shqipëria ka tashmë një kapacitet për eksport në BE dhe fusha ku Shqipëria ka prodhime por nevojitet të arrijë normat e BE-së. Rriten ndjeshëm fondet e paraanëtarësimit (IPA III) me impakt të konsiderushëm për biznesin dhe investimet. 

Sipas eksperiencës së mëparëshme, vendet që janë anëtarësuar në BE kanë njohur një ndryshim të ndjeshëm gjatë procesit të negociatave dhe një bum ekonomik në dhjetëvjeçarin e parë të anëtarësimit.