Qeveria dhe kompanitë shtrenjtojnë sërish çmimet e naftës dhe benzinës duke i rritur ato vetëm një ditë pasi shpallën ulje që rezultoi vetëm disaorëshe, raporton noa.al.
Bordi i Transparencës në datë 9 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi që nga sot ora 14, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë 197 lekë/litri, nga 193 që ishte dje.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN do të jetë 182 lekë/litri, nga 179 lekë.
Bordi i Transparencës përbëhet nga qeveria dhe kompanitë kryesore të naftës në vend. Ata po ndryshojnë thuajse çdo ditë çmimet edhe pse ka një ligj që detyron kompanitë të kenë rezerva karburanti për të paktën 90 ditë, pikërisht për të shmangur goditjen e çmimeve që dëmton mbarë qytetarët.