Shqipëria po bëhet gjithmonë e më shumë një destinacion i preferuar për turistët nga e gjithë bota që zgjedhin të kalojnë pushimet këtu.
Megjithatë, çdo turist i shijon pushimet në mënyrën e tij dhe kështu ka bërë një prej tyre në Durrës.
Ai është parë duke shëtitur nudo në rrugët e qytetit bregdetar, i pashqetësuar aspak për pamjen e tij.
Ai është parë nga qytetarët teksa fotografonte xhaminë, apo objekte të tjera të qytetit.
Ndërkohë, pas ankesës së qytetarëve, ai është shoqëruar në polici.