Cmenden çmimet në Itali, klientëve u shkon fatura 508 euro, revoltohen keq, ja cfare shkruan ne Facebook

586
0

Faturat e “kripura” nëper lokale kanë qenë kryefjala e mediave gjatë këtyre ditëve. Mirëpo, mesa duket ky problem nuk qenka vetëm në Shqipëri, pasi dhe në Itali konsumtatorët ankohen për  çmimet e shtrenjta të pjatave në restorante.

Klientët në një restorant në Itali në San Benedetto janë ankuar pasi fatura e drekës së peshkut për 4 persona ka shkuar 508 euro.

Ata kishin porositur 4 linguini, ndërsa pjatë të parë gjysëm krustance në çdo pjatë, pra 2 gjithsej të cilat kishin kushtuar 280 euro.

Ka qenë vetë klientja ajo e cila ka postuar në llogarinë e saj në “Facebook” faturën e “çmendur” me mbishkrimin: A është restoranti i Flavio Briatores ky?