Çifti mezi po priste lindje e dy binjakeve por gjatë ekos së dytë ata ngrijnë në vend kur doktori u thotë…

552
0

Çifti eshte duke pritur binjaket identike.Ata ngrijne ne vend kur doktori i thote: “Më vjen
Kur çifti Matt dhe Jodi Parry dëgjuan fjalet e doktorit ‘Me vjen keq’ në një spital gjashtë vjet më parë, zemrat e tyre pothuajse dolen nga vendi.

Ishte hera e dytë që ata kishin fëmijë, dhe ishin edhe te shqetesuar por edhe te lumtur njekohesisht. Ata tashmë kishin një djalë të shëndetshëm dhe po planifikonin ardhjen e dy engjëjve të rinj në familje – ata prisnin binjakë.

Por lumturia e tyre shpejt u kthye ne ankth momentin e lindjes.

Një mjek e thirri çiftin në një dhomë të vogël pritjeje dhe shqiptoi dy fjalë që e përmbysën botën e tyre me kokë poshtë … “Më vjen keq.”

Prindërit Matt dhe Jodie u tronditën kur mjeku shpjegoi se vajzat e tyre binjake, të lindura para kohe, Abigail dhe Isobel, ishin diagnostikuar me sindromën Down.

Çifti tashmë kishte një djalë të vogël me emrin Finlay, por ata kishin kohë që po përpiqeshin për një fëmijë tjetër. Nëna Jodi kishte pësuar një deshtim menjëherë pas lindjes së Finlay, kështu që ajo besonte se ajo ishte e përgatitur mirë për çdo gjë.

Por fjalët e mjekut e tronditën.

Jo domosdoshmërisht fjalët vetë, por më shumë mënyra në të cilën ata u dorëzuan. Sipas Jodi, mjeku i dha diagnozat si një “dënim gjatë gjithë jetës se tyre”.

Vajzat binjake kanë lindur herët dhe duhej të qëndronin në një njësi për kujdes intensiv për katër javë. Gjërat dukeshin të zymta.

“Atë ditë, unë nuk ndihesha si një nënë. U ndjeva vetëm e humbur dhe e hutuar. Kisha vizion të zymtë për të ardhmen. Mendova se do të ishim kujdestarë derisa të vdisnim, “shpjegoi Jodie.

Statistikisht, Abigail dhe Isabel janë fëmijë jashtëzakonisht të rrallë. Shanset për lindjen e binjakëve të cilët të dy kanë sindromin Down është një në një milion.

Vajzat e vogla kanë lindur me një numër problemesh shëndetësore. Abigailja është e shurdhër në një vesh, ndërsa Isobeli lindi me një vrimë në zemrën e saj.

Natyrisht, asnjë nga këto nuk është ajo që dikush dëshiron të dëgjojë nga mjeku i tij. Shume shpejt, Matt dhe Jodi u detyruan të përballeshin me realitetin e zymtë.

Mjerisht, kishte pak mbështetje për prindërit lidhur me informacionin rreth sindromës Down.

Askush nuk u shpjegoi atyre se familja e tyre prej pesë vetësh mund të ishte normale si të gjithë të tjerët.

Si rezultat i kësaj, Matt dhe Jodi ishin jashtëzakonisht të frikësuar.

Ata nuk e dinin nëse vajzat e tyre do të ishin në gjendje të shkonin në shkollë si fëmijët normalë. Ata as që e dinin nëse do të ishin në gjendje të flisnin.

“Kur mjeku na çoi në një dhome te vogel për të na dhënë rezultatet, ai tha se i vinte keq, që Abigail dhe Isobel kishin sindromën Down. Por unë kurrë nuk do të di se për çfarë i vinte keq, “tha Abigail, sipas BarcroftTV.

Një qenie njerëzore, pavarësisht nga vuajtjet e tij, meriton një shans të duhur në jetë. Abigail dhe Isobel janë shembuj të përsosur për këtë.

Njerëzit me sindromin Down duhet të kenë të njëjtat mundësi në jetë si gjithë të tjerët.

/©10gjera.com
përktheu j.memeli/