Cifti i martuar prej 75 vitesh habisin mjekët, ndërrojnë jetë brenda një dite, Ja cilët ishin fjalë e tyre të fundit

670
0

Një çift që ishte martuar për 75 vjet, realizoi dëshirën e tyre më të madhe për të marrë frymën e fundit në krahët e njëri-tjetrit. Ashtu si skenat nga filmi i vitit 2004, z. Toczko vdiq në përqafimin e gruas së tij teksa qëndronte pranë saj dhe zonjës Toczko, iu bashkua atij më pak se 24 orë pas vdekjes së bashkëshortit të saj.

Aleksandër Toczko, 95 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Jeanette Toczko, 96 vjeç, që jetonin në San Diegos, Kalifornia kishin kaluar shumicën e jetës së tyre në dashuri me njëri-tjetrin. Çifti romantike kishin qenë së bashku që kur ishin tetë vjeç

Toczkos, të cilët ishin fëmijë të emigrantëve polakë filluan të takoheshin kur ishin të rinj para se marrëdhëniet të lulëzonin në një marrëdhënie romantike.

Pastaj lidhën jetën në martesë në vitin 1940

Pas martesës së tyre, z. Toczko punoi si një operator telegrafi për Marinën e SHBA dhe më vonë u transferua në Nju Jork me familjen e tij ku punoi për një firmë reklamuese. Në vitin 1971, çifti u transferua në San Diego, ku z. Toczko krijoi firmën e vet reklamuese dhe fotografike të modës Blue Sky. Ndërkohë, zonja Toczko punoi si stilistja e burrit të saj.

Z. dhe znj. Toczko donin të udhëtonin së bashku në vende si Bermuda

Z. Toczko gjithashtu gëzoi duke luajtur golf dhe ishte një lojtar i pasionuar dhe një figurë e rregullt në Balboa Golf Course. Ai gjithashtu kishte një interes për të vizatuar dhe kaloi kohën e tij duke skicuar në fushën e golfit

Për fat të keq, shëndeti i tij filloi të përkeqësohej pasi ai ra dhe e theu legenin, duke e lënë atë të lidhur në shtrat.

Për shkak të gjendjes së tij, një spital lokal dërgoi një shtrat të posaçëm në shtëpinë e tyre ku shtrati u vendos pranë shtratit të gruas së tij të dashur

Ndërsa shëndeti i zotit Toczko ishte në rënie, shëndeti i zonjës Toczko filloi të marrë një kthesë për keq.

 

 

Disa ditë para vdekjes së tyre, çifti gjithmonë kishte thënë se donin të vdisnin ‘në shtratin e tyre, në krahët e njëri-tjetrit, të kapur për duarsh,’

Vajza e çiftit, Aimee Toczko-Cushman e përshkroi momentin para vdekjes së prindërve të saj. Ishte 17 qershori por znj. Toczko i cili ishte i hutuar u tha fëmijëve të saj se data ishte 29 qershor – dita kur ajo dhe Z. Toczko do të kishin festuar 75 vjetorin e tyre.

“Ne i uruam përvjetorin e lumtur dhe nëna ime ishte e gëzuar sepse ishte përvjetori i tyre i 75”, tha znj. Toczko-Cushman.

Atë ditë zoti Toczko vdiq në mënyrë paqësore në krahët e gruas së tij. Vajza e tyre i tha znj. Toczko se bashkëshorti i saj ka vdekur. “Unë i thashë nënës sime se ai ishte fikur,” tha ajo. Ajo e përqafoi atë dhe i tha, “Ja kjo është ashtu sic deshe ti. Ti vdiqe në krahët e mi dhe unë të dua. Unë të dua, Të lutem më prit edhe mua, unë do të jem me ty së shpejti ”

 

Më pak se 24 orë më vonë, zonja Toczko u bashkua me bashkëshortin e saj

Çifti kishte 5 fëmijë, 10 nipër dhe 6 stërnipër.

“Edhe infermierja e bujtinës tha se ishte gjëja më e pabesueshme që të dy ata të merrnin së bashku frymëmarrjen e fundit”, tha zonja Toczko-Cushman për prindërit e saj.

/©gatuajshendetshem.com
përktheu j.memeli/