Cfare po nododh? Nje tjeter person me koronavirus hidhet nga kati i katër i ‘Sanatoriumit’

426
0

Një tjeter pacient i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katër i spitalit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se pacienti që i ka dhënë fund jetën është Preng Gjonaj 52-vjeç, me origjinë nga Tropoja dhe me banim në Tiranë, ndërsa prej ditësh ndoddhej në spital pasi ishte i prekur nga Covid-19.

Ky është rasti i tretë që një pacient i prekur me koronavirus i ka dhene fund jetes

Në datën 2 shtator, Hasan Mira, 65 vjeç i ka dhënë fund jetës në të njëjtën mënyrë, ndërsa në datën 13 gusht, 29-vjeçari Xhino Koça i dha fund jetës duke u hedhur nga një lartësi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.11.2020, rreth orës 03:10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi P.Gj., 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.