Çfarë po ndodh, tre tërmete njeri pas tjetrit godasin një tjetër shtet

1275
0

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 6.2 të shkallës Richter është shënuar pak më parë bregun Perëndimor të Kanadasë.

Nga infromacionet paraprake mësohet se tërmeti kishte një thellësi prej 15 kilometrash dhe epiqendra ishte 183 kilometra në perëndim të Port Hardy.

Kjo është lëkundja e tretë e fortë që godet vendin brenda dy ditëve pas dy të tjerëve me magnitudë 6.0 dhe 6.1 që u shënuan më parë.

Kur tërmetet bien shpesh me një magnitudë të lartë fenomeni quhet ndryshe edhe si “stuhi tërmetesh”.

Nuk ka të dhëna për dëme në njerëz, përveç dëmeve materiale.