Cfare po ndodh? Nafta po shitet më lirë se çmimi i bordit. Eksperti: Qeveria po na.. (Video)

2559
0

Prej disa ditësh disa nga pikat e tregtimit të karburantit po sheshin naftën apo benzinën më lirë se çmimet që përcakton qeveria. Vendimi i fundit i bordit urdhëron që nafta të tregtohet me 258 lekë/ litër, por në rrethe ky çmim këtë të hënë është dukshëm më i lirë.

Kjo është një pikë karburanti në Lezhë, e cila sot e shet naftën me 236 lekë për litër, edhe në Fier çmimi është më lirë se bordi, ndërsa në vende të tjera litri shitet me 2-3 lekë më pak. Kjo situatë është dëshmi që bordet e qeverisë po deformojnë edhe atë pak liri që ka tregu.

“Në Shqipëri ka 1054 pika karburanti, 66 % e tyre janë stacione të bardha, pra nuk kanë një burim furnizimi ku marrin produktin, por e marrin aty ku e gjejnë më mirë dhe më lirë, 34% të tjerat janë pika që i kanë kompanitë e mëdha që bëjnë importin e naftës. Kjo për mendimin tim është çështje kohe, sepse pengesa nuk ka, numri i pikave të bardha është duke u zvogëluar, kuptohet shoqëritë importuese furnizojnë me preferenca, bëjnë politikë diskriminuese, për shkak të kostove më të ulëta këto pika vijojnë të jenë pak më kompetitive. Kuptohet një stacion mund te furnizohet me një sasi të caktuar dhe kjo sasi nuk shitet brenda ditës. Ka pika që 20-30 mijë litra i shesin për një muaj, ku çmimi ka ndryshuar disa herë, me fleksibilitetin që kanë mundohen të jene konkurrues, kjo është arsyje që ato kanë çmime të ulëta.” – shprehet Nako Petro, ekspert hidrokarburesh.

Për ekspertin, bordet nuk duhet të ekzistojnë më, pasi gjasat janë që këto çmime të shtrenjta dhe të luhatshme do të vijojnë gjatë. Ndaj çdo tregtar ka kostot dhe shpenzimet dhe s’mund të ketë një çmim të unifikuar.

Sipas Petros, qeveria me politikat që aplikon është abuzuesja kryesore e tregut.

Mendoj që qeveria duhet të ndërhyjë. Mundësitë sipas meje janë: Të rishohë taksën e qarkullimit, taksa e pronës 5 mln lekë në vit takse prone është absurditet në Tiranë paguan 50 mln lekë për licencimin, ndërsa në rrethe 20 mln lekë dhe të gjitha këto shkojnë tek konsumatori.– tha ai.

Por dilema që shoqëron konsumatorin shqiptar, mbetet e njëjtë ndër vite, sa e garantuar është cilësia në raport me çmimin e shtrenjtë që paguajmë?

Për kontrollin e cilësisë ka një organizëm që është inspektoriati i naftës dhe gazit. Shqipëria duhet të përdorë formulat që përdor BE. Formula që aplikohet është që inspektori merr mostrën, bën analizën vendos dhe gjobën. Ky është konflikt interesi, ndërsa ata që bëjnë analizë nuk duhet të dinë se kujt është mostra që analizon.- shtoi ai.

Prej tre muajsh çmimet në treg përcaktohen në bazë të një formule e miratuar nga qeveria, një praktikë e pahasur në asnjë vend tjetër, ndërsa ulja e çmimeve që po aplikojnë së fundmi stacionet e karburanteve janë dëshmi se konkurrenca është ilaçi që ofron çmime të drejta.