Cfare po ndodh me Luleshtrydhet ne vendin tone. Po hidhen ne rruge, ja cfare nuk shkon..

78
0

Mëngjesin e kësaj të shtune fermerët në Fier i ka gjetur në rrugë duke protestuar. Kjo protestë e fermërëve ka ardhur pas uljes së çmimit të luleshtrydheve që prodhojnë. Fermërët e mbledhur në protestë kanë udhëtuar nga të gjitha fshatrat e njësisë administrative Frakull ku janë bërë bashkë kundër uljes së çmimeve që po u çon dëm prodhimin.

Ata pohojnë se për kultivuesit e luleshtrydhes ky është viti më i keq pasi kurrë më parë më parë nuk ka ndodhur që në këtë periudhë të vitit çmimi të arrijë deri në 50 lekë për kilogramë, ndërkohë që hedhin poshtë zërat se prodhimi i kësaj zone nuk është bio.

Përballë kësaj situate fermerët kanë kundërshtuar fuqishëm dhe politikat e pikave të grumbullimit të cilat sipas tyre po e vendosin çmimin sipas dëshirës teksa apelojnë njëzëri për të gjitha institucionet përgjegjëse që tu vijnë në ndihmë në këtë situatë të vështirë që po i çon drejt falimentimit.

Teksa kanë bllokuar rrugën dhe kanë hedhur poshtë produktet e tyre fermerët kanë kërkuar që Ministria e Bujqësisë të ngrejë një komision për të verifikuar pesticidet që shiten në treg dhe nëse nuk plotësojnë kriteret të asgjësohen.