17.5 C
Tirana

Çfarë po ndodh? Lajm i keq për të gjithë ata që kanë kursime në euro

Date:

Share:

Euro ra sot në nivelin më të ulët për vitin 2021. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 121.17 lekë.

Ky nivel është lehtësisht më i ulët se niveli prej 121.18 lekësh që ishte shënuar në datën 11 gusht dhe që kishte qenë deri më sot niveli më i ulët i shënuar nga monedha europiane kwtw vit.

Ecuria e kursit të Euros është e pazakontë në raport me tendencat vjetore historike. Zakonisht, monedha europiane i shënon vlerat më të ulëta vjetore gjatë sezonit vjetor, për shkak të ofertës së lartë të lidhur kryesisht me prurjet turistike. Por, këtë vit nivelet e verës u përsëritën sërish gjatë muajit tetor, ndërsa tani madje edhe po tejkalohen më tej.

Kjo rënie e Euros duket e papritur duke pasur parasysh edhe presionet në rritje inflacioniste dhe shtrenjtimin e mallrave të importit, që po shkakton një rritje të deficitit tregtar të vendit. Sipas Instat, për 10-mujorin 2021 deficiti tregtar shënoi rritje me afërsisht 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mes fundit të tetorit dhe fillim të nëntorit, Euro shënoi një mbiçmim të shkurtër, që ekspertët e lidhën me kërkesat për blerje valute me qëllim financimin e importeve të energjisë elektrike. Por, tashmë edhe ky faktor nuk po e balancon kursin e monedhës europiane.

Agjentë të tregut të pyetur nga “Monitor” shprehen se në treg ka ofertë të lartë për Euro. Sipas tyre, janë disa banka që po kryejnë operacione të shitjes së valutës në javët e fundit. Këto operacione zakonisht bëhen për nevojat të klientëve të mëdhenj të bankave që kanë nevojë të shesin apo të blejnë valutë. Agjentët vërejnë në vijimësi ofertë të lartë të Euros, por identifikimi i burimeve të hyrjes së valutës në treg, si gjithmonë, është i vështirë. Megjithatë, në këtë moment një faktor me ndikim mund të jetë edhe qeveria shqiptare

Në gjysmën e dytë të nëntorit, qeveria realizoi emetimin e Eurobondit të radhës prej 650 milionë Eurosh. Nuk dihet ende me saktësi nëse paratë e Eurobondit kanë nisur të hidhen në treg, por sipas ekspertëve ato mund të kenë një ndikim në rritjen e ofertës dhe në zhvlerësimin e mëtejshëm të monedhës europiane. Sipas Ministrisë së Financave, Eurobondi do të përdoret kryesisht për mbulimin e deficitit buxhetor. Duke qenë se qenë se shpenzimi i deficitit buxhetor historikisht ka një përqendrim të lartë në muajt e fundit të vitit, është e arsyeshme të mendohet se kursi gjatë dhjetorit mund të ndikohet ndjeshëm edhe nga shpenzimet qeveritare.

Në ditët e fundit, leku ka rifituar disi terren ndaj dollarit amerikan, që të mërkurën u këmbye me 106.98 lekë. Pasi më datë 23 nëntor arriti nivelin më të lartë në rreth një vit e gjysëm, me 108.66 lekë, në gjysmën e dytë të javës së kaluar dhe në fillim të kësaj jave Dollari ka rënë sërish poshtë vlerës së 107 lekëve. Sidoqoftë, kursi i Dollarit dhe i gjithë valutave të tjera përveç Euros nuk lidhet me zhvillime të tregut të brendshëm, por reflekton vetëm raportet e kursit EUR-USD në tregjet ndërkombëtare./Monitor

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.