Çfarë duhet të bëjë një i sapoardhur në Amerikë? Keshilla nga shqiptaret ne Amerike

3742
0

Cilat jane hapat e para pas prekjes se tokes amerikane. Disa keshilla nga ata qe e kane njohur realitetin amerikan prej shume vitesh

Nëse jeni të sapo ardhur në Amerike, se pari ju urojme fat dhe suksese në jetën tuaj të re!

Natyrisht që do të shihni shumë ndryshime që fillimisht do tju bëjnë përshtypje por më vonë do ju duken mëse normale. Të gjithë pa përjashtim kemi hasur shumë vështirësi por ne do mundohemi që në këtë artikull tjua bëjmë më të lehtë rrugën tuaj drejt suksesit dhe jetës së re.

Nëse keni ardhur me DV Visa dmth me Llotari Amerikane, në momentin e mberritjes në aeroport ju japin një vulë në pashaportë që do të thotë se jeni në pritje të Green Card (kartës jeshile). Në aeroport një oficer i policisë do ju marrë shenjat e gishtave.

Sapo të keni mbrritur në destinacionin tuaj (siç e keni deklaruar që nga vëndi prej ku vini) hapi tjetër është të aplikoni për Social Security që ju jep automatikist të drejtën për tu punësuar në SHBA. Nr e socialit jua dërgojnë në shtëpi për 3-4 javë afërsisht.

Mbas një muaji juve ju dërgojnë në adresën që keni deklaruar dhe kartën jeshile. Nëse nuk ju arrin për një muaj, duhet të telefonini në zyrat përkatëse.

Banesa është një tjetër problem për të sapo ardhurit. Kërkimi për një shtëpi të përshtatshme nuk është proces dhe aq i lehtë. Ju mund të përdorni dhe faqen e internetit www.craigslist.org nëse jeni mirë në anglisht.

 

Nëse nuk jeni në nivel të mirë të gjuhës angleze ju rekomandojmë që të filloni menjëherë mësime ESL (English Second Language) në ndo një kolegj ose në shkolla të tjera non-profit. Kostoja e studimeve të gjuhës mbulohet nga shteti amerikan.

Gjetja e një pune paraprake do ju jetë vërtetë e nevojshme pasi shpenzimet ne Amerike janë shumë të mëdha për ti përballuar nga një i sapo ardhur.

Konvertimi i diplomës tuaj (nëse keni studiuar diçka përpara se të vini këtu) është një tjetër hap që duhet të ndiqni por për këtë do keni mundësinë të lexoni në artikujt e ardhshëm.

Disa keshilla praktike popullorce nga shqiptaret ne Amerike:

1. Te HARROJE cfare ke qene (shef, drejtor, pergjegjes, nga fis i degjuar apo i respektuar, kur isha atje kisha kete, apo beja kete, etj, etj). Te harroje fodullekun tipik shqiptar dhe ta shikoje realitetin drejt dhe ne sy qofte i shemtuar, qofte i bukur! Te ngulise thelle ne mendje – eshte nje fillim krejt i ri dhe se shpejti ai do te jete nje njeri krejt ndryshe nga dita qe ai shkeli ne “token e premtuar”!

2. Ne asnje menyre te mos e distancoje veten duke u nisur nga paragjykime allashqiptarce (si mos u merr me shqiptare, mos u merr me zezake, apo x, apo y). Keshilla ime – te bisedoje dhe te perzihet me cdo lloj njeriu qe i jepet rasti(cfaredolloj race apo ngjyre) se keshtu ai do te njohe realitetin qe do te kaloje “the rest of his life”. POR … te perdore trurin intensivisht e te jete perzgjedhes, jo te marresh ne konsiderate cdo gje qe thuhet apo degjon nga njerezit e tjere (p.sh 1 shqiptar qe ka qene 15 vjet ne USA jo domosdoshmerisht “di shume”). Pyet shtate apo tete dhe ne fund (perdor trurin) dhe bej sic di vete!!

3. Ne fillim (1-2 vjet) mos merr vendime te medha me pasoje per drejtimin ne jeten e mevonshme. Per 1-2 vjet perpiqu te mesosh gjuhen, mos bej naze asnje lloj pune qe te jep sado pak para per veten dhe familjen (sic thone “gjermanet para nuk ka ere”). Puna e pare qe te ofrohet merre direkt. Puno fort dhe meso si punohet ne USA, bisedo me cdo lloj njeriu ne pune, mos u ndje i trupshem se nuk e flet gjuhen mire dhe qendorn ne nje qoshe, perzihu me njerzit. Njeriu meson nga njerezit e mire, por meson shume edhe nga njerezit e keqinj!!! Puno dhe vazhdo te kerkosh nje pune me te mire njekohesisht. Mos ik nga nje pune pa gjetur nje pune tjeter. Kur ti kesh nderruar 2-3 pune ti nuk do te kesh nevoje per keshillat tona. Ti do te dish se cfare duhet te besh, cfare drejtimi t’i japesh vetes ne te ardhmen.