Çështja “Tahiri”, reagon Donald Lu: Mjaft më! Keni 27 vjet qe..

842
0

Ambasadori amerikan Donald Lu ka reaguar mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e Saimir Tahirit si dhe rrëzimin e saj nga Kuvendi.

Duke folur në konferencën ‘Lufta kundër korrupsionit në arsimin e lartë’, Lu tha se jemi duke parë se si po shkruhet historia dhe nuk i takon atij të shprehet nëse Tahiri është fajtor ose jo.

“Jeni duke parë se si po shkruhet historia. Në komunizëm dërgoheshin të pafajshëm në burgje. Ne kemi parë se në 27 vite shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë. Nuk më takon të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo jo” tha ai.

Ndër të tjera, ambasadori Lu tha se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe publiku duhet të dijë të vërtetën për çëshjen ‘Tahiri’.

“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe publiku duhet të dijë të vërtetën për çështjen ‘Tahiri’. Nëse është pa faj duhet ta dini, nëse ka faj duhet të përballet me drejtësinë”- tha ambasadori amerikan.