7.5 C
Tirana

Caktohet data, ja kur nis shkolla kete vit. Mësim online apo në klasë ?

Date:

Share:

Data e nisjes se vitit te ri shkollor është përcaktuar në urdhrin e përbashkët të firmosur nga ministrja e Arsimit dhe ajo e Financave. Në 13 shtator fillon shkola. Të hënën e dytë të shtatorit, shkollat e arsimit parauniveristar do të hapin dyert për fillimin e procesit mësimor.

Në këtë dokument dy ministret, Evis Kushi dhe Anila Denaj, kanë miratuar strukturën e vitit të ri shkollor. Sipas planit vjetor nxënësit e arsimit 9-vjeçar nisin mësimin në 13 shtator dhe e mbyllin vitin shkollor në 8 qershor të vitit 2022.

Ndërsa për gjimnazistët e dhe nxënësit e arsimit profesional, shkolla zgjat një javë më shumë se arsimit bazë, deri në 15 qershor. Pushimet dimërore, që ndajnë edhe tremujorin e parë shkollës, janë planifikuar, 24 dhjetor me 4 janar.

Por mbetet e pacaktuar mënyra sesi do të zhvillohet mësimi në vitin e dytë të pandemisë nga koronavirusi. Ministra e Arsimit ende nuk ka vendosur skenarin që do të aplikohet vitin e ri shkollor. Nuk dihet nëse nxënësit edhe këtë vit do ta zhvillojnë mësimin të reduktuar, me turne duke  kombinuar mësimin online me mësimin në shkollë, nëse do të jenë vetëm online apo do të rikthehen plotësisht ne klasa.

Burime nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur për A2 CNN se skenari i zhvillimit të mësimit do shqyrtohet nga ekspertët e shëndetësisë, në varësi të situatës nga përhapja e koronavirusit dhe mutacioneve të tij.

Megjithatë këtë vit të gjithë mësuesit dhe edukatorët janë të vaksinuar me të dyja dozat antiCovid.  Ndërsa është ende në diskutim edhe mes ekspertëve në vendin tonë, nëse vaksinimi kundër koronavirusit do të përfshijë edhe fëmijët mbi 12 vjeç. Pandemia e koronavirusit shkaktoi probleme të mëdha në arsim dhe mësimdhënie, ndërsa nxori se shkollat dhe mësuesit ishin të papërgatitur në lidhje me teknologjinë dhe zhvillimin e mësimit online.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.