Burri zbulon të vërtetën tronditëse. Si gruaja e tradhtonte me vrasësin me pagesë. Kërkesa: 3 fëmijëve t’i..

190
0

Histori tipike për filma! E tillë është tema që po trajtohet sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24’ të modetatores Evis Ahmeti. Protagoniste e emisionit është bërë një zonjë që jeton në Itali, e cila ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së djalit të xhaxhait të saj, që po përballet me një seri peripecish.

Në një lidhje live përmes skype-s, Luljeta pohoi se djali i xhaxhait të saj që jetonte prej vitesh në emigrim në Itali, zbuloi në telefonin që mbante djali i tij, mesazhe dhe biseda që bënte me burra të ndryshëm, duke zbuluar kështu tradhtinë e saj. Madje më e rëndë ishte fakti se disa prej tyre ishin vrasës me pagesë, të cilët kanë qenë pjesë e grupeve të strukturuara kriminale.

“Beni ka qenë gjithmonë djalë punëtor. Atë ditë që ai vrau dorën, që bëri aksident. Gruaja bënte sherre gjatë gjithë kohës. Me Elonën flitej vetëm për divorc. Ata të dy u njohën me mblesëri. Vjehrra mori urdhër-mbrojtje nga Elona, por u vendos që ajo të rrinte në shtëpi me fëmijët. Pasi Beni shkon në Shqipëri, gjen një celular, me mesazhe dhe komunikime me burra të ndryshëm, aty zbulon tradhtinë e saj. Më parë ai kishte dyshime, por nuk kishte dashur që ta besonte. Aty më pas plasi sherri. Në ato momente kanë ndodhur sherre. Nëna e saj mbante fëmijët, se ajo ikte. Ajo luajti letrat siç ka dashur vetë.

I ka denoncuar për dhunë dhe kërcënime ata si familje, por kjo nuk është e vërtetë. Beni, pasi u rikuperua nga dora, i dërgonte para për tre fëmijët. Unë e nxisja që të mbronte fëmijët. Kur asaj i zbuluan tradhtitë, më shumë u acarua, doli sikur ishte ajo gjynah. Kemi dyshuar, por kur kemi lexuar lajmet, kemi parë përfshirjen e saj dhe bashkëpunim me persona me precedent. Ajo ka bërë zgjidhjen e martesës, pa qenë i pranishëm. Familja do që të bëhet prova e ADN-së për të tre fëmijët. Djali i saj nuk thotë një muhabet normal, pasi e fryn nëna. Nuk ka mundur që të krijojë një raport me fëmijët Beni, pasi ajo dominon si nënë. Ajo që më bën të mendoj se këta fëmijë në duart e kujt janë, është fakti se djalin e madh nuk e çoi në shenjë hakmarrje në shkollë për disa kohë.”, tha ajo.