Burri kthehet më heret në shtëpi, dashnori i gruas ia mbath pa rroba në rrugët e lagjies

600
0

Ai po vraponte lakuriq nëpër rrugët e Bolzanos pasi u befasua, në shtëpinë e të dashurës të tij, nga bashkëshorti i saj . Dhe kështu u krijua një situatë si nëpër filma.

Në fakt, burri për të shmangur pasojat më të rënda kishte arritur të shpëtonte nga përplasja me bashkëshortin e të dashurës, por nuk kishte pasur kohë të vishte diçka. Dhe kalimtarët e panë teksa vraponte i zhveshur nëpër rrugë.

I tmerruar, ai hyri në një dyqan dhe kërkoi ndihmë nga pronaret e biznesit, të cilët thirrën karabinierët.

Në polici, burri ka shpjeguar se pse ishte në atë gjendje duke i thënë se ishte gjendur në mes të një skene filmi, me bashkëshortin e të dashurës që ishte kthyert në shtëpi më shpejt sesa cifti i dashnoreve kishte menduar.

Sa e sa herë e kemi parë në filma këtë skenë.