“Burri i saj ndërtues i famshëm dhe mik i Ramës”, ja cfare zbulon media italiane per Alketa Vejsiut

5827
0

Mos e harroni këtë emër: Alketa Vejsiu. Ajo është mbretëresha e TV shqiptare, e di italishten në përsosmëri dhe Amadeus e ka zgjedhur atë si një nga prezantueset femra në Sanremo 2020.

Gazetarja e “Libero.it”, Alessandra Menzani, i ka kushtuar një artikull te vecante moderatores së njohur shqiptare, Alketa Vejsiu.

Festivali do të transmetohet në Raiuno, të martën e ardhshme. Të thuash që ajo është e bukur (ajo është) është një nënvlerësim. Padyshim që aspekti fizik është elementi që godet fillimisht, por çka është për t’u habitur, është kurrikula menaxheriale dhe shkathtësia. Dhe është profili më interesant në Sanremo. Tridhjetë e gjashtë vjeç, lindur në Tiranë, jo vetëm që e ka udhëhequr, por gjithashtu edhe ka pasur produksionin e show televizive në Shqipëri si “X Factor”, “Dancing With the Stars”, është një influencuese, “sipërmarrëse dixhitale”, ka një markë fustanesh për martesa dhe organizon dasma. Shkurt, një Hunziker, Maria De Filippi dhe Chiara Ferragni, të gjitha së bashku.

Ëndrra “Itali”

Ajo filloi të shfaqej në televizion në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç, e nisi me radion dhe gjithmonë ëndërronte Sanremo-n. Ajo e do aq shumë Italinë, sa që në transmetimet e saj shpesh ka pritur yje të TV tonë: Paola Perego, Lorella Cuccarini, balerinin Kledi Kadiu. Intervista me Perego nja dy vjet më parë kishte shkaktuar mjaft tronditje. Si mysafir i “Dance with me Albania”, Paola kishte lëshuar shigjeta për disa kolegë italianë.

“Italia është pjesë e imja,” – thotë ylli i Tiranës sot, – “Unë e kam atë në gjakun tim, rrjedh në venat e mia”. “Falë numrit një, Lucio Presto dhe Amadeus. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”.

Por si do të vishet ajo në Sanremo? «Një fustan do të jetë nga biznesi im, marka Alketa Vejsiu, e ideuar nga stilisti Valdrin Sahiti. Veshja tjetër do të jetë nga Dolce & Gabbana ”, tha ajo.

Biondja nga Shqipëria padyshim mbrojti dirigjentin dhe drejtorin artistik Amadeus mbi akuzat për seksizëm, që lindën pas konferencës për shtyp: Ai donte që shumë gra të merrnin pjesë në Sanremo, është hera e parë në historinë e Festivalit. Dyshimi në fjalët e tij janë paradoksale. Është një keqkuptim. Amadeus duhet të duartrokitet nga gratë, sepse u ka dhënë atyre hapësirë ​​në këtë Festival si kurrë më parë”. Alketa do të ndajë mbrëmjet me zonja të tjera si Diletta Leotta, Francesca Sofia Novello, Rula Jebreal, Antonella Clerici e më gjerë. – “Jam e lumtur që e ndaj skenën me Georgina Rodriguez”, thotë ajo. “Ne të dyja jemi të huaja dhe më pëlqen të mendoj për Sanremo si një vend i madh për të na bashkuar”. Ëndrra e saj është të punojë me Fiorello: Ne do të ishim një çift i mrekullueshëm.

Jeta private

Nuk mund të thuhet se nuk po shkon mirë as në frontin privat. Në vitin 2006 ajo u martua në fshehtësi me Ardi Nelaj, një ndërtues i famshëm shqiptar, mik i kryeministrit Rama. Në ceremoni morën pjesë disa ish-politikanë shqiptarë, si Igli Toska dhe Blendi Klosi. Çifti ka dy fëmijë, Nicole dhe Lionel. “Duket si klishe por familja është forca ime, ekuilibri për lumturinë time”, tha ajo. Një vajzë e lezetshme, le ta mbajmë në konsideratë sepse do të na tregojë udhën.