Koronavirus mbërrin në Itali/ Dy turiste kinezë të prekur

578
0

Itali/ Konfirmohen dy rastet e para të koronavirusit në Romë.

2 turistë kinezë të cilët ndodheshin në hotelin “Palatino via Cavour” të Romës, janë prekur nga ky virus.

Lajmin e ka bere të ditur kryeministri italian Giuseppe Conte gjatë një konference për shtyp në Palazzo Chigi. Conte deklaroi se janë marrë të gjitha masat paraprake dhe se dy shtetasit kinezë janë shtruar në një spital në Romë.