Burri i ndërroi jetë, e veja mbetet në mjerim me 4 fëmijët: Kërkojnë të hanë, i gënjej që të harrojnë.. (Video)

686
0

Mbremjen e kaluar emisioni “Stop” transmetoi historiinë e familjes Buzarakaj nga Fieri.

Migena Buzarakaj dhe 4 fëmijët e saj, nga 4 deri në 8 vjeç, jetojnë në një dhomë të vetme me lagështirë, në fshatin Kashisht.

Por, edhe ajo dhoma nuk është e tyrja, u është liruar nga një i afërm.

Bashkëshorti i Migenës ka ndërruar jetë nga kanceri 3 muaj më parë dhe tashmë ajo ka mbetur pa çati në kokë e në mjerim bashkë me fëmjët.

Djali i vogël i Migenës thotë mes lotësh:

Kur bëj detyrat kam shumë ftohtë. Do doja të kisha një shtëpi.”
Ndërsa ajo vetë tregon për vështirësitë që i kanë rënë mbi supe pasi bashkëshorti nuk është më. Asaj i duhet të sigurojë tashmë edhe mbijetesën e fëmijëve të saj.

E veja shprehet:

Tani jam vetëm unë dhe katër fëmijët e mi, sepse burri po bën tre muaj që ka vdekur nga një sëmundje e keqe. Është shumë e vështirë. Nuk kam as shtëpi as asnjë gjë. Të rrish tek shtëpia e tjetrit është shumë e vështirë, por kur s’ke ku të fusësh kokën, kur s’ke ku të çosh fëmijët…”

ë tej Migena rrëfen se dhoma në të cilën jeton ajo bashkë me fëmijët është në kushte të mjerueshme.

Sipas saj, veç çatisë në kokë, fëmijëve u mungon dhe ushqimi:

Dritares i kemi vënë plasmas sepse futet shiu brenda. Plasmasi bën zhurmë dhe këta tremben, por i gënjej ashtu siç di vetë. Ça do bëj? Do bëhem e fortë. Për momentin ne nuk kemi asnjë gjë për të ngrënë. Fëmijët kërkojnë të hanë. U them do të të bëjë mami më vonë, dale se mami ka këtë punën në dorë… i gënjej që të harrojnë. Se kur s’kam, ça do t’u jap, ky ishte fati jonë.”