Burri dëgjon gruan e tij duke bërtitur nga banjoja. Por kur e shikon në atë gjendje shpërthen së qeshuri

526
0

KC Godwin, nga Montgomeri, Alabama, donte të provonte disa produkte të bukura që sapo kishte blerë në Amazon. Pas marrjes së tyre, ajo vendosi të provonte disa prej tyre ne banjo.Dhe, ndodhi e papritura.

KC leshoi një britmë. JW Godwin, bashkëshorti i saj, vrapoi pasi dëgjoi ulerimat e saj.

Kur JW arriti në banjë, pa se fytyra dhe këmisha e gruas së tij ishin mbuluar me pluhur të zi .Ajo dukej si Bert nga “Mary Poppins”, që pastron oxhaqet.

Burri i saj i kënaqur pyeti: “A mund të më tregoni se çfarë ka ndodhur?”

Doli që DK kishte dashur të zbardhonte dhëmbët me qymyr, por kur hapi shishen, produkti shpërtheu kudo.

JW nuk mund ta ndihmonte por regjistroi momentin qesharak.

Pavarësisht nga momenti qesharak, JW i tha KC. “Epo, dhëmbët duken të bardhë”, i tha ai.

“Ky produkt punon!” U përgjigj DK.

DK po përpiqej t’i shpjegonte burrit të saj “unë u përpoqa ta hapja … ajo shpërtheu!”

JW e pyeti: “Çfarë është?” Dhe ajo qeshi, “Është qymyr per zbardhjen e dhembeve”.

KC më vonë i tha WSFA se produkti shpërtheu sepse butoni i tij ishte shume i veshtire per tu hapur dhe ajo e kishte hapur me force.

Në videon që JW ngarkoi në faqen e tij në Facebook, ne shohim pluhur të zi kudo, duke përfshirë edhe qilimin edhe lavamanin e banjos.

Për fat të mirë, ajo tha se ende kishte rreth gjysmë shishe pas “shpërthimit” të pluhurit të qymyrit.

/©10gjera.com/përktheu j.memeli/