HomeNews“Burrë të martuar...

“Burrë të martuar mos merrni kurrë se s’bëhet yti!” Miranda e zhgënjyer nga martesa, Xhezmiu ngashërehet

Në fund të një seancë të tensionuar përballë Xhezmiut në “Shihemi në Gjyq”, i cili rezulton të jetë ish-bashkëshorti i saj pasi zbuloi divorcin, Miranda ka një fjalë të fundit. Nga salla e studios të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo u drejtohet vajzave që mos të përsërisin veprimin e saj. 30 vite më parë, ajo u martua me Xhezmiun duke e ditur që ai kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme.

Miranda: Unë si nënë u them çupave që burrë të martuar mos merrni kurrë se nuk bëhet kurrë yti! Nëse te ai burrë do të gjeni një karrige, mos u ulni  kurrë por nxirreni përjashta se do ta thotë gjithë jetën “është e imja kjo!” Këtë meritë merr!

Ardit Gjebrea: Ky është konkluzioni yt?

Miranda: Po! Kështu ka qenë jeta ime dhe kështu besoj se do të jenë burrat e martuar!

Përgjatë seancës, Xhezmiu nuk ka thënë shumë përveçse faktit që ai ka firmosur vetëm në tri fletë të bardha e prej tyre ka rezultuar një kontratë dhurimi e deklaratë noteriale. Vërtetësia e firmës do t’i nënshtrohet ekspertizës. Xhezmiu është i përlotur nga situata dhe moderatori Ardit Gjebrea ka një thirrje për Mirandën duke i sjellë në vëmendje se ai ka vepruar si baba duke u besuar fëmijëve.

Ardit Gjebrea: Miranda, nëse është e vërtetë ajo që thotë vetë Xhezmiu, që unë kam firmosur një fletë të bardhë…

Miranda: Po puna u bë!

Ardit Gjebrea: E di, por çdo baba, unë jam baba vetë, nuk mund ta  imagjinoj kurrë që fëmijët e mi të më mashtrojnë, kurrë, asnjëherë kështu që jam i sigurt që z. Xhezmi këtë ka besuar ndaj ka shkuar e ka firmosur edhe pa lexuar sepse një baba nuk e mendon kurrë këtë gjë për fëmijët. Një baba që sakrifikon për t’i sjellë në jetë, për t’i rritur, për t’i shkolluar, për të bërë çdo sakrificë dhe në fund të mashtrohet nga fëmijët, nuk besoj që një baba e mendon, prandaj edhe unë do të firmosja symbyllur nëse im bir do më jepte diçka.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Tragjedi e dyfishtë, babai ndërron jetë kur merr lajmin për aksidentin e të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi u përplas nga një kamion.  Të ndjerit që udhëtonin me motor, 31 vjeç, janë Kostas...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç shprehet në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai nuk...

Nga neser vjen kthesa e motit, Rreshje shiu dhe rrebeshe.. Ja si pritet të jetë moti këtë javë

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.