Brisilda tregon per here te pare si po shkon jeta e saj sot: Po jetoj…

Brisilda Rroku gjatë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” pas videos se publikuar nëper mediat online, ku ajo shfaqet teksa rr ihet nga një tjetër femër, e quajtur Margarita, e cila mori vesh se 22-vjeçarja kishte shkuar me të dashurin e saj, tregon cpo ndodh me te sot.

E pyetur se çfarë po ndodh me të pas publikimit të asaj video, e reja u shpreh se është “ndjerë e kër cënuar dhe e diskriminuar”. Sipas saj, kanë shkruar shumë gjëra për të që e kanë bërë të ndihet keq dhe e pasigurtë.

Aktualisht ajo jeton në Tiranë dhe shprehet se e kanë ndihmuar shoqatat. “Kam ardhur në Tiranë përmes shoqatave. Kam kaluar 3 javë në gjendje të rëndë psikologjike. Tani e kam kaluar këtë gjendje, por ndihem keq nga mënyra se si më shohin njerëzit në rrugë. Unë dua të gjej punë e të bëj jetën time, por nuk mund të bëj jetë normale”, tha ajo.

Gjithashtu Brisilda kërkoi nga njerëzit që e kanë ndihmuar deri tani dhe nga ambasadat që ta ndihmojnë që të dalë jashtë shtetit, pasi këtu nuk ndihet e mbrojtur.

“Nuk e ndjej veten të sigurt. Nuk më intereson se çfarë ka ndodhur me Nojën apo Margaritën. Mua më intereson jeta ime”, vijoi ajo.

Në të njëjtën kohë, e reja kërkoi nga shteti që të bëjë më shumë drejtësi dhe zëri i femrave të vuajtura të dëgjohet. “Uroj bëhem një shembull i mirë për të gjitha femrat që nuk flasin kur janë viktima”, përfundoi ajo.

- Advertisement -

Po punonte në fabrikë, humb jetën në punë i riu shqiptar. Sapo kishte mbushur 22-vjeç..

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Molino di Campagna të Italisë. Një shqiptar, rreth 22-vjeç, i identifikuar si Daniel Tafa ka humbur jetën nga...

Ndryshon sërish kursi i këmbimit. Ja me sa blihet euro sot

Sot, më 25 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.2 lekë dhe shitet me 92.3 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.1 lekë. Franga...

Tronditet Franca! Arrestohen gjyshërit dhe dajat 2 vjet pas vdekjes së vogëlushit, ja cfarë u zbulua

Kanë marrë një kthesë dramatike hetimet për historinë e vogëlushit Emile Soleil, djalit dy vjeç e gjysmë që u zhduk në vitin 2023 në...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.