“Brenda pak ditesh do te mbyllen..”/ Rama ben njofttimin e rendesishem per qytetaret: Në javët e para të marsit nuk do te kete me..

1549
0

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se gjatë javëve të para të marsit do të njoftohet mbyllja e sporteleve të shërbimeve të administratës.

Gjatë një takimi me qytetarë të Lushjnjës, Rama tha se të gjitha shërbimet qytetarëve do u ofrohen nëpërmjet portalit e-Albania, në mënyrë që të lehtësohen procedurat. Ai shtoi po ashtu se do ketë një sistem kontrollues, në mënyrë që të eliminohet korrupsioni.

“Brenda pak ditësh ose dy javëve të para të marsit, ne do të bëjmë publike atë që kemi paralajmëruar, mbylljen e sporteleve të shërbimeve në mënyrë që shërbimet ti marrin nga telefoni, kompjuteri pa pasur nevojë për të mbajtur radhë. Pa pasur nevojë për të kërkuar miq të njohur, pa pasur nevojë të fusin dorën në xhep.

Platforma E-albania na shërbeu mirë gjatë pandemisë. Një gjë e tillë do ndodhë dhe me sportelet. Kemi krijuar një mekanizëm të tërë kontrolli në mënyrë që të dimë në kohë reale, në të gjithë Shqipërinë, për këdo që i vonohet një përgjigje. Do i japim një goditje të madhe atij korrupsioni të vogël,  për atë pjesë që ka të bëjë me shërbimet me dokumente” – tha Rama.