Brataj tregon protokollin: Ja si trajtohen format e lehta dhe të mesme të Covidit

849
0

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka folur në emisionin “Opinion” per protokollet e trajtimit të pacientëve Covid nga mjekët e familjes.

Këto protokolle të hartuara nga Ministria e Shëndetësisë, i drejtohen mjekëve të familjes dhe iu referohen pacientëve me simptoma të lehta dhe mesatare, të cilët duhet të trajtohen sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Protokollet drejtuar mjekëve të familjes nga ministria janë si më poshtë:

Forma e lehtë Stadi I

Në moshat e reja dhe të pa shoqëruar me sëmundje të tjera jepen:

a) Vitaminoterapi ( vit.C ), Vitaminë D, Zink

b) Lëngje

c) Antipiretike kur ka temperaturë si paracetamol ose anti-ninflamator josteroide

d) Trisol kur ka diare

e) Shurup kolle kur ka kollë

Format e lehta në të sëmuret kronikë mund të fillohet mjekim nga goja edhe me antibiotik si azitromicin apo levofloxsacin, sipas rastit dhe antiagregant nga goja si aspirinë 100mg .Të semurët kronikë që marrin antikogulantin sipas diagnozës e vazhdojnë atë ( psh, xsarelto 15 mg )

Forma e mesme Stadi II ( oksigjenoterapia më e vogël se 94)

a) Merr antibiotikë nga goja (azitromicin 500mg , levofloxacin 500 mg)

b) Kortizonikët merren vetëm në rastet kur ka filluar vështirësia në frymëarrje dhe ka të paktën 6-7 ditë me temperaturë.

Kortizoniku zgjidhet të merret nga goja si Medrol apo prednizon, duke patur parasysh gjithmonë efektet anësore e kundë-rindikacionet që ai ka ( Ulçera, HTA, diabet, glaukoma e tjera).

Në këto forma jepen edhe antikoagulantë nga goja, në varësi të analizave.

Kujdes kortizonikët injeksion, nuk duhet të bëhen në kushte shtëpie. Ato përdoren në  kushte spitalore. Më me efekt është dexametazoni e metilprednizoloni.

Niveli i oksigjenit duhet të vlerësohet edhe në varësi të moshës dhe të sëmundjeve të tjera  që pacienti ka. Të vlerësohet drejt e të mos neglizhohet dhe të dërgohet shpejt në spital e jo kur ky nivel është shumë i ulur se rrezikon seriozisht jetën e të sëmurit.

Në të gjitha rastet jepen vitaminoterapi, antipiretike, lëngje për rehidrim sipas rastit, shurup për kollë apo medikamente lehtësuese, sipas problematikave që paraqet i sëmuri. Rastet e rënda detyrimisht duhet të trajtohen në spital.

Vini re: Medikamentet në shtëpi duhet të jepen nga goja. Përjashtohen rastet kur ka të vjella, të cilat duhen trajtur dhe ndërprerë.

Në rastet kur gjykohet se i sëmuri duhet të marrë mjekim parenteral apo ka nevojë për perfusion lajmërohet 127.

Në rast komplikacionesh apo rëndimi, i sëmuri transferohet në spital nëpërmjet 127

*Analiza gjaku kërkohen vetëm në rastet që mjeku i gjykon të domosdoshme.

*Analiza specifike për koagulim jepen vetëm në raste kur ka rrezik për ngjarje kardiovaskulare me rekomandimin e mjekut që e ka në ndjekje.

*Marrja e gjakut në shtepi do të kryhet vetëm nga personeli i caktuar në çdo qendër me të gjitha veshjet e pajisjet përkatëse.