Brataj flet per masat kufizuese: Koronavirusi po bën kërdinë jashtë Tiranës

542
0

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi të mërkurën se koronavirusi po bën kërdinë jashtë Tiranës.

Brataj tha në news24, se vala e tretë që ka nisur në Europë po evidentohet edhe në Shqipëri, pasi harta e infeksionit është zgjeruar.

“Masat që kanë funksionuar deri tani kanë mbajtur nën kontroll infeksionin. Ka nisur vala e tretë në Europë, duke mos na përjashtuar as neve. Ka frekuencë të lartë të infeksionit anglez. Para dy javësh, kishim 105 qytete dhe fshatra, ku kemi bërë vizita vetëm për Covid.

Tani janë më shumë vendbanime, ku virusi ka prezencë, pra harta është zgjeruar. Pandemia po bën kërdinë jashtë Tirane. Këto janë arsye se pse modeli që ka dhënë rezultat, të vazhdohet”, u shpreh Brataj.