Braktisi Shqipërinë, prezantuesja e njohur merr postin e rëndësishëm në Amerikë

740
0

Në shtator të këtij viti, një prej personazheve më të njohur në Shqipëri, të cilën fillimisht e kemi parë si prezantuese televizive e më pas si blogere të famshme, vendosi ti shpërngulet përfundimisht në SHBA.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram, Estela Ujka njoftoi se këtë po e bënte duke menduar për të ardhmen e fëmijëve të saj. Mirëpo, nuk ka vonuar shumë që prej largimit dhe blogerja ka njoftuar ndjekësit se tashmë ka gjetur punë në një pozicion shumë të mirë në Shtetet e Bashkuara.

“Jam shumë e lumtur të njoftoj angazhimin tim për “Farran Real Estate”, si një specialiste e marrëdhënies me publikun. “Farran” është një markë që operon prej më shumë se 80 vitesh në Nju-Jork në pasuritë e patundshme, zhvillimin dhe investimin. Jam shumë e emocionuar t’i bashkohem këtij ekipi dhe e gatshme për t’ia dalë me sukses.”- shkroi Estela në postimin e saj.