19.5 C
Tirana

Braçe tregon për herë të parë arsyet e u lagua nga qeveria dhe përplasjet me Kryeministrin: Ai donte..

Date:

Share:

Ish-zv. Kryeministri Erion Braçe ka folur për herë të parë për arsyet e largimit nga kabineti qeveritar, ku ishte zëvendësi i kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Braçe tha se ka qenë zgjedhja e tij që të mos ishte më në qeveri gjë që ia ka parashtruar kryeministrit, por ka folur edhe për “thika pas kurrizit”. Deputeti tha se nuk mund të qëndronte në një pozicion ku shumë gjëra nuk i pëlqenin. Ai tha gjithashtu se pati edhe një fushatë të madhe për shkak të një çështje penale nga SPAK-u përkundrejt një kryetari bashkie, që u hodh mbi të.

“Jemi në dritën e një gjyqi, që ka nxjerrë të vërtetën në publik dhe unë s’kam të bëj fare. Në atë periudhë s’mund të ndaja qeverinë me një person që e nxiste këtë gjë. Edi Rama ishte i qartë për çështjen, por në të tilla kushte s’kishte vend për dy, kishte vend vetëm për një,”- tha Braçe ndër të tjera.

Prononcimi i plotë:

Ishte zgjedhja ime që të mos isha në qeveri. Ka shumë arsye, një pjesë janë konsumuar mes meje dhe kryeministrit. Janë disa gjëra që mbase koha mund t’i tresë apo t’i nxjerrë në dritë më vonë. Janë disa gjëra që lidheshin me mua, që ia kam komunikuar kryeministrit. Në fund ishte zgjedhje e imja që duhej respektuar. Kishte shumë gjëra që s’më pëlqenin, gjithmonë në raport me mua. Një prej elementëve janë këto thikat pas kurrizit. Jemi pothuajse në të njëjtat ditë. Pati një fushatë të madhe në atë moment edhe për shkak të një çështje penale nga SPAK-u përkundrejt një kryetari bashkie, që padrejtësisht, tërësisht në mënyrë të rreme, por e nxitur politikisht edhe nga brenda, u hodh mbi mua mbi kurriz. Jemi në dritën e një gjyqi, që ka nxjerrë të vërtetën në publik dhe unë s’kam të bëjë fare. Në atë periudhë s’mund të ndaja qeverinë me një person që e nxiste këtë gjë. Edi Rama ishte i qartë për çështjen, por në të tilla kushte s’kishte vend për dy, kishte vend vetëm për një. Janë shumë gjëra që mendova se mund t’i ndryshoja nga brenda. Për një periudhë 7-mujore deri në tërmetin që i ndodhi vendit, gjërat po shkonin në hullinë e duhur, po mundoheshim të vendosnim një disiplinë dhe rregull, dhe nxitjes së një kulture pune në zyrat e shtetit. Tërmeti e bëri qeverinë më të gjerë dhe disa nga elementët që i kisha trajtuar gjatë vjeshtës së atij viti, që kishin të bënin me politika fiskale dhe politika ekonomike në dëm të bujqësisë dhe shtresave të varfra dhe të mesme, që tani po provohen të dëmshme, u prodhuan kushtet që të kishte stanjacion, në favor të këtyre njerëzve. Ditën që jam larguar e kam falënderuar Ramën për lirinë që më lejoi brenda qeverisë. Gjatë dy viteve e gjysmë kam pasur komunikim me të. Kisha liri të kundërshtoja dhe të mos firmosja në raste të caktuara.

Në fund të verës së vitit 2021, Braçe bëri me dije largimin nga kabineti qeverisës, përmes një statusi shterues në rrjetet sociale, ku shkruante se ‘gjithçka ka një fund’. Në vendin e Braçes si zëvendëskryeministër u pozicionua Arben Ahmetaj.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.