Lajmi i mirë për shqiptarët, ja cfare pritet javën e ardhshme, 27 vendet e BE bien dakort për..

88
0

Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell deklaroi se mirëpresin propozimin e paraqitur nga presidenca franceze për kompromis mes Shkupit dhe Sofjes.

Përmes një postimi në Twitter, Borell, thotë se ky është një moment për të cuar përpara në sjelljen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Mirëpresim propozimin e kompromisit të paraqitur nga Presidenca Franceze

@EmmanuelMacron, e cila tani do të konsultohet më gjerësisht në Shkup. Ky është një moment për të ecur përpara në sjelljen e #Ballkanit Perëndimor në BE”, shkruan Borell.

Kujtojmë se më herët kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit dha lajmin e mirë për shqiptarët se javën e ardhshme pritet të mbahet koferenca e parë ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

“Ka një dakordësi mes 27 vendeve anëtare të BE për të mbajtur javën e ardhshme konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kërkova fjalën për të ndarë me kolegët këtë lajm shumë të mirë për gjithë shqiptarët. Fillimi i bisedimeve është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Ata që javën e ardhshme duan të protestojnë nuk e kanë me ne, e kanë me shqiptarët”, tha Balla në Kuvend.

Më herët kryeministri Edi Rama zbuloi nga Madridi propozimin francez për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Teksa publikoi një foto me presidentin Macron, ai tha se ky është propozimi përfundimtar.

“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni”, shkruan Edi Rama në Twitter.