Braçe jep lajmin e mirë në Kuvend: Nga 1 tetori rritje e pensioneve mme..

115
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka njoftuar në Kuvend rritjen e pensioneve nga muaji tetor.

Braçe teksa ngriti shqetësimin për disa çështje dha edhe lajmin e mirë, duke u shprehur se nga data 1 tetor pensionet do të indeksohen me 8.6%.

“Që nga 1 tetori, e gjithë masa e pensionistëve do të marrin rritje 8.6 % që mbulon plotësisht normën e rritjen së inflacionit.

Kjo do të sjellë për 3 muajt në vijim 3.2 milionë lekë plus, 32 milionë dollarë. Ndërkohë që kjo rritje për vitin e ardhshëm do të transferohet tek pensionistet 121 milionë dollarë, kjo është fatura e plotë.

Janë para por që nuk mjaftojnë, pensionistët meritojnë jo rritje të copëzuar por unike”, tha Braçe ndër të tjera në Kuvend.