Skip to content

Boris Johnson prezanton planin për të ndaluar Putin

    Boris Johnson prezantoi një plan prej gjashtë pikash për të ndaluar Putinin, të cilin kryeministri britanik e përshkroi në një fjalim në New York Times.

    Sipas Johnson, liderët botërorë duhet të mobilizojnë “një koalicion ndërkombëtar humanitar” për Ukrainën, duke mbështetur Kievin “në përpjekjet e tij mbrojtëse”.

    Për më tepër, është e nevojshme të intensifikohet presioni ekonomik ndaj Rusisë, duke mbështetur zgjidhjen diplomatike, por vetëm me pjesëmarrjen e plotë të qeverisë ukrainase dhe duke nisur një “fushatë për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë” midis vendeve të NATO-s.

    6 pikat

    • Udhëheqësit botërorë duhet të mobilizojnë një koalicion humanitar ndërkombëtar për Ukrainën.
    • Ata gjithashtu duhet të mbështesin Ukrainën në përpjekjet e saj për të siguruar vetëmbrojtjen.
    • Presioni ekonomik ndaj Rusisë duhet të rritet.
    • Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i rezistojë normalizimit rrëshqitës të veprimeve të saj në Ukrainë.
    • Rezolutat diplomatike për luftën duhet të ndiqen, por vetëm me pjesëmarrjen e plotë të qeverisë legjitime të Ukrainës.
    • Duhet të ketë një fushatë të shpejtë për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë midis vendeve të NATO-s.