Borë dhe shi në gjithë vendin, ditët në vijim na mbërthen i ftohti. Te enjten ..

760
0

Reshjet e shiut dhe të dëborës do të jenë të pranishme dhe për orët në vijim.

Meteorologët bëjnë me dije se dita e nesërme do të ketë reshje të dendura shiu në gjithë vendin, ndërsa në pjesën lindore do të ketë reshje të dendura bore.

Mirëpo, e enjta sjell të ftohtin dhe pritet që temperaturat të vijnë në ulje.

Parashikimi i motit për nesër sipas MeteoAlb:

Dita e mërkurë paraqitet me vranësira dhe reshje të pakta deri në mesditë kur pritet që reshjet të jenë mesatare dhe në zona të izoluara në Veri dhe Qendër, reshje përkohësisht intensive.

Gjatë orëve të vona të pasdites reshjet zhvendosen pjesërisht në Qendër dhe kyresisht në Jug deri orët e para të natës kur moti përmirësohet duke sjellë kthjellime në territor.

Dita e enjte sjell dominim të motit të kthjellët por të ftohtë në gjithë vendin.