Bordi ben levizjen e papritur me cmimet e karburanteve

197
0

Ndonëse në tregjet ndërkombëtare ka arritur gati në nivelet e para luftës në Ukrainë, Bordi i Transparencës cuditerisht vendosi të mos e ndryshojë çmimin e naftës në 240 lekë për litër.

I pandryshuar ka mbetur edhe çmimi i gazit i cili do të tregtohet për 81 lekë. Ulje me 12 lekë ka pësuar çmimi i benzinës që nga e enjtja do të tregtohet për 2021 lekë litri.

Këto janë çmime tavan të vendosura nga Bordi, por pikat e tregtimit të karburantet mund t’i shesin ato edhe më lirë.

Deklarata e Bordit të Transparencës

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.