Skip to content

Bonusi i fundvitit të bëhet 10 mijë lekë, të rritet edhe indeksimi i pensioneve

    Një reflektim dhe një propozim konkret për buxhetin 2024 vjen nga Partia Demokratike. Kjo e fundit kërkon që të dyfishohet shuma që do të marrin pensionistët nga indeksimi dhe bonusi i fundivitit.

    Amnendamenti propozohet me argumentin se të moshuarit kanë vështirësi të shumta, përfshi dhe pensionet e ulëta.

    PD gjykon se fondi që do të shtohet për pensionistët, të merret nga një pjesë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, dhe kontratave koncesionare PPP.