Bombardimet e pamëshirshme në Siri vrasin 500 të pafajshëm, përfshirë edhe 100 fëmijë. Bota bën sehir!

745
0

Larg syve të Perëndimit, diktatoir më i madh i historisë moderne vrau më shumë se pesëqind njerëz brenda javës.

Bombardimet e pamëshirshme u morën jetën më shumë se 120 fëmijëve, faji i vetëm i të cilëve ishte se kishin lindur në një qytetin Al-Ghuta në Siri.

Pavarësisht bisedimeve, OKB-ja nuk arriti ta bindte Bashar al-Assad për një pauzë humanitare në këtë rrethinë të Sirisë, ndërkohë që Presidenti Vladmir Putin pretendon se avionët rusë nuk kanë marrë pjesë në bombardimet në Ghuta.

Por sipas “BBC”, sulmet mbi qytetin ku jetojnë mijëra civilë të pafajshëm u ndërmorën nga regjimi sirian dhe forcat ruse, aleatet kryesorë të Bashar Al-Assad që nga viti 2015.

OKB madje fajësoi Rusinë për bllokimin e përpjekjeve humanitare për të lehtësuar vuajtjet e civilëve në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

Mësohet se pas bombardimeve Ghuta ka mbetur si “kasaphanë”, ndërkohë që të mbijetuarit po vdesin urie.

Të pakta janë ndihmat ushqimore që po mbërrijnë tek fëmijët në nevojë, pasi Assad ka bllokuar qasjen e organizatave humanitare.

Të gjitha mediat ndërkombëtare e përshkruajnë situatën më një fjali të përbashkët: Ky është ferri mbi tokë!

Sa njerëz duhet të vdesin përpara se bota të veprojë?