Bombaj nuk duron dot të rinjtë në Qeparo që flasin greqisht, ndjekësit i kthehen kundër

877
0

Së fundmi, dietologia e njohur, Blerina Bombaj ka postuar një shqetësim të saj ë  llogarinë e Instagramit ku  kritikon faktin që në Qeparo të rinjtë flasin greqisht. “Gjëja më e bukur në Qeparo, fshati lart. Gjëja më pak e bukur: Të rinjtë që flasin greqisht në vendin e tyre, Shqipërinë”.

Por ndjekësit i janë kthyer kundër dhe një prej tyre i shkruan: “Ju qe i gjykoni gjynah dhe per ju.. po baheni me racist se greket se dhe atje te thon pse flisni shqip.. emigrantet e Qeparos kan sjell te ardhurat e tyre ne at vend dhe e kan bere edhe me tbukur Qeparon punojn e roptohen nga 3 pun ne dit femijet i len ne gjum e i gjejn ne gjum … ku ju kan pigjakun ktu e sa vjet shqiptarve tgreqis…dhe e bukra ksaj esht se femijet i sjellin te shikojn vendin e tyre dhe ato pak fjal qe din i kan degjuar kur marin puthjen e prinderve te roptuar nga ore tgjata pune ..flisni ju qe rrini gjith diten neper kafene e telefona …crendesi ka se cfare gjuhe flasin ata jan njerez me identitet shqiptar”.

“Jo zonje, nuk eshte kjo arsye te mos mesosh dhe duash gjuhen tende! Kemi qene vete emigrante, kane punuar prinderit tane, por shqipen e pame detyrim thelbesor per ta mesuar dhe mos harruar”, i përgjigjet Blerina.

“Sepse jemi Komb pa Identitet, shihet rëndomtë në 95% i Shqipove që jetojnë jasht, u flasin fëmijëve në gjuhën e vëndit ku jetojnë e kur vijnë me pushime për të takuar gjyshërit rrin si qyq të dyja palët. Trishtim pa fund për injorancën që mbartin”, shkruan një tjetër komentuese.

“Nga ju nuk pritej nje koment i tille zonja Blerina. Nje shkencetare si ju, nje nene, nje zonje puntore me kaq ide brilante! Si ka mundesi te mendoj keshtu!?Secili prej nesh eshte i lire te flasi gjuhen qe ai deshiron,gjuhen me te cilen shprehet me mire. Ju keni pare plote e plote fshatra minoriteti keni bere emisione ne Dropull e dini forte mire cfare gjuhe flasin atje….e dini forte mire qe ajo gjuha mesohet nga gjyshrit edhe stergjyshrit tane…Nga ana tjeter nje femije qe rritet edhe shkollohet ,punon,martohet edhe bene femije ne Greqi normalisht qe do ta kete me te thjeshte te shprehet gjuhen greke”, i komenton një ndjekëse tjetër.