Mbyllet emisioni i Top Channel? Flasin moderatorët

483
0

Disa ditë më parë moderatorja Ori Nebijaj dhe Isli Islami zbuluan se emisioni “Wake up” nga shtatori do të ketë një kohëzgjatje prej tre orësh. Ky lajm vuri në mëdyshje nëse emisioni “Në shtëpinë tonë” do të riniste sërish në shtator apo jo.

Dyshimet rreth mbylljes së këtij programi televiziv u shtuan akoma më shumë ditën e djeshme kur moderatorja e emisionit, Stela Kotri, hodhi një postim në InstaStory ku lexohej “Punë e re”. Kjo bëri që lajmi për mbylljen e emisionit të qarkullonte akoma më shumë.

Por “Blitz.al” ka kontaktuar me dy moderatorët Stelën dhe Florianin e aludimeve për mbylljen e emisionit iu erdhi fundi. Stela sqaroi se postimi në instagramin e saj, nuk ishte gjë tjetër veçse një “parashikim nga fallxhorja e lokalit” shkëputur nga kafja e saj e mëngjesit.

Nga ana tjetër, Floriani tha në një mënyrë të qartë dhe të prerë se emisioni vazhdon.“Emisioni vazhdon!”, kaq dhe të gjitha aludimet morën fund. Nuk dihet në ç’formë apo në ç’orar të ri por “Në shtëpinë tonë” do na shoqërojë sërish edhe në sezonin tjetër.