Boja në fytyrën e Ramës, prestigjozja e njohur e zgjedh si “Foto e javës”

623
0

Spërkatja me bojë të kryeministrit Edi Rama nga nënkryetari i PD, Edi Paloka është zgjedhur si foto e javës nga prestigjozia ‘Reuters’

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagon pas bojës së hedhur prej tij nga anëtarët e opozitës gjatë sesionit parlamentar në Tiranë, Shqipëri, 14 shkurt”, sqaron në përshkrimin e fotos ‘Reuters’.

Pas këtij akti Paloka u përjashtua për 10 ditë nga Kuvendi, ndërsa në një prononcim për gazetarët Paloka tha se nuk ishte hakmarrje e tij, “por hakmarrje e qytetarëve që vidhen.”