Skip to content

Blendi Fevziu i nxjerr para foton me Enver Hoxhën, ja reagimi i Fatmir Xhafaj

    Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjte në emisionin ‘Opinion’.

    Gjatë intervistës drejtuesi i emisioni Blendi Fevziu, i ka nxjerrë në ekranin e madh të studios një foto ku Xhafaj shfaqet në krah të diktatorit Enver Hoxha.

    I pyetur nga gazetari se a e kujtonte këtë foto dhe kur ishte shkrepur, Xhafaj i zënë ngushtë është shprehur se aty dukej mirë pasi ishte tepër i ri. Ai tha se e kishin përzgjedhur për t’i çuar lulet diktatorit Hoxha pasi ishte student me rezultate të larta.

    E kujtoni këtë foto? Në çfarë rrethanash është shkrepur?

    E kujtoj. Mirë dukem aty Fevzi kam qen i ri.

    Kam qenë student në Fakultetin e Drejtësisë, në vitin e dytë. Ishte një buqetë me lule që dërgohej nga studentët e Kosovës. Meqë ardhja e tyre atë vit nuk u bë e mundur na e dhanë mua dhe zonjës.

    Përse ju zgjodhën ju zoti Xhafaj?

    Isha student, besoj që kam qenë student i mirë. Nuk ka arsye tjetër unë nuk vija nga nomenklatura e lartë.

    Ju njoftuan që do t’i çonit ju buqetën me lule?

    Po, një natë më parë. /Opinion.al©