Blendi Fevziu bën deklaratën e fortë për Lulzim Bashën: Në 31 vite nuk ka asnjë rast që…

441
0

Gazetari Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku ka folur për zhvillimet e fundit në kampin opozitar dhe zgjedhjet që po zhvillohen në PD.

Fevziu tha se në këto zgjedhje nuk ka garë, sepse ato janë të paracaktuar dhe Basha do të rizgjidhet. Ai shtoi se kreu demokrat duhet të ishte dorëhequr dhe se e djathta shqiptare ndodhet në një pikë kritike.

“Është një garë e paracaktuar. Zgjedhjet nuk janë zhivlluar në kuadër të një reflektimi për zgjedhjet, por si një rutinë. Në gjykimin tim, në momentin që kryetari i partisë është në garë, ai është fitues absolut. Nuk ka asnjë rast ku kryetari i partisë të jetë mundur. Përvec rastit të Eduard Selamit në 1995, por ai nuk ishte asnjë moment kryetar real, por ishte i caktuar nga Berisha.

Në 31 vite nuk ka asnjë rast që kryetari të jetë sfiduar në detyrë. Mund të ishin ndryshe zgjedhjet, nëse Basha do të bënte atë që kërkoi për Ramën, limitimin e mandatit në dy herë. Ka bërë tëtë vjet në parti dhe mund të aplikonte këtë. Zgjedhjet janë të paracaktuara, jo se manipulohet, por anëtarësia zgjedh kryetari. Për mua po, Basha duhet të ishte dorëhequr.

Çështja e të djathtës është shumë e rëndësishme, jo vetëm për PD. E djathta ka marrë disa goditje, edhe vendimi për shpalljen non grata të Berishës nga SHBA. A ka Basha interesa? Njeriu që mbetet i dyti apo i treti më i rëndësishëm në Shqipëri, përse të largohet, sigurisht që ka interesa. Nuk ka asnjë zgjidhje për të djathtën shqiptare, përveç hapjes, që mund ti japë frymëmarrje. Nëse nuk reflekton PD 100% me këtë që ka ndodhur, raportet me qeverisjen do t’i ketë zero!”, tha Fevziu.