Mbyllet viti shkollor, ja kur rikthehen nxënësit në klasa

1950
0

Teksa maturantët do të jenë në proces provimesh, viti shkollor 2020-2021 mbylli ‘siparin’ dhe mijëra nxënës nuk do të kthehen më në klasa deri në vjeshtë.

Ndërkohë, provimet kombëtare për arsimin bazë do të zhvillohen deri në  datën 30 qershor.

Ky vit shkollor ishte i pazakontë, për shkak të pandemisë së COVID, ku mësimi u zhvillua kryesisht online, ndërsa nuk dihet ende se si do të vijojë procesi i mësimdhënies për sezonin e ri shkollor.

Ndërkohë që nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazet do të nisin vitin e ri shkollor më 13 shtator.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Arsimit para disa ditësh, e cila në publikimin e strukturës së vitit shkollor 2021-2022 për sistemin arsimor parauniversitar,  njoftoi se viti i ardhshëm shkollor do të përfundojë më 8 qershor 2022.

Me virusin corona ende në qarkullim, për nxënësit, mësuesit dhe prindërit mësimi ka qenë përballje me një realitet të pazakontë.  Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, më shumë se 480 mijë nxënës në ciklin 9-të vjeçar dhe atë të mesëm mbyllën një vit shkollor që shpresojnë të mos rikthehet më. Mësimi ishte thuajse online, edhe pse u zgjodh që të bëhej i alternuar përmes skenarëve të ndryshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.